Maqedoni: Dje janë aplikuar 6.521 vaksina

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë (MSh) në Maqedoni informon se procesi i vaksinimit në të gjitha pikat në vend zhvillohet pa ndërprerë.

Nga MSH thonë se interesimi i qytetarëve për t’u vaksinuar rritet çdo ditë, ndërsa deri tani në platformën “vakcinacija.mk” kanë shprehur dëshirë për t’u vaksinuar 438.879 qytetarë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në pikat vaksinuese në shtet përfshirë ditën e djeshme, janë vaksinuar gjithsej 243.832 qytetarë. Dozën e parë dje e kanë marrë 2.249 ndërsa gjithsej dje janë vaksinuar 6.521 qytetarë. Në shtet gjithsej janë aplikuar 369.661 ndërsa janë rivaksinuar 125.829 qytetarë”, thonë nga MSh.

Sipas të dhënave të fundit, 47% e popullsisë mbi 70 vjeç e kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës, ndërsa 41% e popullsisë mbi 64 vjeç po ashtu janë vaksinuar me të paktën njërën dozë.

Advertisement

Ministria e Shëndetësisë i fton qytetarët të aplikojnë në platformën online për vaksinim, pasi siç thonë, është mënyra më e lehtë për të arritur deri tek vaksinimi./Telegrafi/

Maqedoni: Dje janë aplikuar 6.521 vaksina shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy