Maqedoni: Eksporti është rritur për 31.5, ndërsa importi për 34 për qind

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Vlera e përgjithshme e eksportit të mallrave nga Republika e Maqedonisë së Veriut, në periudhën janar-gusht të vitit 2021, arrin 4 562 214 000 euro dhe shënon rritje prej 31,5 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, kumtoi Enti shtetëror për statistikë.

Vlera e mallit të eksportuar në periudhën e njëjtë, arrin 6 250 832 000, që është rritje për 34 për qind. Deficiti tregtar, në periudhën janar-gusht të vitit 2021, arrin 1 688 617 000 euro, ndërsa mbulimi i importit me eksportin arrin 73 për qind.

Këmbimi tregtar sipas prodhimeve tregon se në eksport është pjesëmarrja më e madhe e katalizatorëve të bartësve me metale të çmuara ose komponimet e tyre, grupe të përcjellësve për ndezje dhe të ngjashme, për automjete, aeroplanë ose anije, pjesët e karrigeve dhe feronikel.

Në import më shumë janë të përfaqësuar metale të tjera nga grupi i platinit dhe legurët e tyre, të papërpunuara ose në formë të pluhurit, prodhime qeramike për përdorim laboratorik, kimik dhe industrial, platini dhe legurë të platinit, të papërpunuar ose pluhur dhe vajra të naftës dhe vajrat të marra nga minerale bitumenoze (përveç lëndëve të para).

Advertisement

Në periudhën janar-gusht të këtij viti, sipas vëllimit të përgjithshëm të këmbimit të jashtëm tregtar, Republika e Maqedonisë së Veriut më shumë ka tregtuar me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Greqinë, Serbinë dhe Kinën.

Maqedoni: Eksporti është rritur për 31.5, ndërsa importi për 34 për qind shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy