Maqedoni: Fillimi i negociatave të vendit me BE-në sinjal edhe për rajonin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Është më mirë të befasohemi pozitivisht sesa të zhgënjehemi sërish. Në rastin me fillimin e negociatave të vendit me BE-në nuk bëhet fjalë vetëm për suksesin tonë, por bëhet fjalë edhe për një sinjal të madh të rëndësishëm për të gjithë rajonin – nëse e ardhmja evropiane e rajonit është e prekshme dhe reale, me rëndësi për të gjitha kryeqytetet edhe për qeveritë, por edhe më tepër edhe për qytetarët e vendeve në Ballkanin Perëndimor. Investimi është shumë i madh edhe për BE-në në kuptim në atë nëse mundet t’i besohet, ndërsa me kredibilitetin vjen edhe ndikimi në këtë periudhë të rëndësishme që gjeografikisht padyshim i takon BE-së sepse është i rrethuar me vende anëtare”.

Këtë porosi dje e dërgoi zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Nikolla Dimitrovi në takimin e parë të Këshillit Kombëtar për Euorontegrime, në këtë përbërje parlamentare.

Ndërkohë, kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristian Mickoski dje doli me pohimin se kërkesat që janë pjesë e përbërëse nga Deklarata e Parlamentit bullgar të vitit 2019, do të jenë pjesë e kornizës negociuese të shtetit me BE-në dhe paralajmëroi protesta paralajmëruese të partisë opozitare në Shkup dhe në 10 qytete në vend, me kërkesë që dokumenti për të cilin negociojnë kryeministri Zoran Zaevi dhe përfaqësuesi special Vllado Buçkovski me Qeverinë teknike në Bullgari të vihet në shqyrtim të opinionit.

Pushteti dhe opozita, përfaqësues të sektorit të biznesit dhe shoqëria civile së bashku të punojnë në realizimin e qëllimit strategjik – anëtarësimi i Maqedonisë në BE, u dakorduan pjesëmarrësit e seancës së parë të Këshillit Kombëtar për Eurointegrime. Kjo është e mundur, porositën, me këtë që askush nuk do ta pëevetësojë procesin, do të diskutohet haptazi për gjithçka që po ndodh edhe për sfidat me të cita vendi po përballet në këtë rrugë.

Advertisement

Nga Unioni kërkuan që vendi sa më shpejt t’i fillojë negociatat për anëtarësim pa vonesë, ndërsa çështjet dypalëshe në asnjë rast të mos lejohet të bëhen pjesë e procesit. Vendi, theksuan pjesëmarrësit, duhet të ndërtojë strategji si do të zhvillohet deri në përmbushjen e strategjisë për anëtarësim në BE dhe të vazhdojë me realizimin e procesit të reformave.

Dimitrovi tha se vendi i përmbush parakushtet që t’i fillojë negociatat për anëtarësim dhe se sipas shumë vendeve anëtare dhe përfaqësues të institucioneve të BE-së në Bruksel jemi ndoshta vendi më i përgatitur.

Sipas tij, jo vetëm interesi për një Ballkan të qëndrueshëm, por edhe Ballkani nga një anë dhe pjesa tjetër e Evropës nga ana tjetër të punojnë së bashku që të përballen me sfidat e sigurisë.

Pjesëmarrësit në seancë nga opozita kërkuan që ky proces të mos përvetësohet nga askush, ai të jetë transparent dhe i hapur të flitet për problemet dhe sfidat, veçanërisht për pjesën e krimit dhe korrupsionit dhe nevojat për reforma në sistemin gjyqësor.

Advertisement

Hapësira deri te fillimi i negociatave, u dakorduan një pjesë e pjesëmarrësve, duhet të shfrytëzohet maksimalisht, duhet të bëhet strategji si ndërkohë do të zhvillohet shteti. “Askush nuk e di nëse dhe kur do të fillojnë negociatat, nëse fillojnë sa do të zgjasin”, tha Aleksandar Nikollovski i OBRM-PDUKM-së, i cili është kryetar i Këshillit Kombëtar Kuvendor për Eurointegrime.

Ndërkohë, ministri bullgar i Punëve të Jashtme Stetlan Stoevi në lidhje me integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut deklaroi se pozicioni i Bullgarisë është i qartë, i qëndrueshëm dhe i parashikueshëm dhe ai nuk ka ndryshuar, njofton korrespondenti i MIA-s nga Sofja.

Ai theksoi se qeveria teknike e Bullgarisë udhëhiqet nga Pozicioni kornizë dhe Deklarata e Asamblesë kombëtare nga tetori I vitit 2019 dhe se 85 për qind e qytetarëve e mbështesin atë pozicion.

Ministri bullgar shtoi se ata presin garanci ligjore për pajtueshmërinë me Marrëveshjen nga viti 2017 dhe një përgjigje konstruktive nga Shkupi për një zgjidhje afatgjatë të çështjes.

Advertisement

Mickoski, ndërkaq, dje doli me pohime se nga burime të larta diplomatike nga Brukseli, por edhe nga Sofja zyrtare, mësojmë se kërkesat që janë pjesë integrale e Deklaratës të miratuar nga Kuvendi bullgar do të jenë praktikisht pjesë e kornizës negociuese të Maqedonisë me BE-në dhe nga ai moment problemi dypalësh ne kemi me Sofjen zyrtare dhe i referohet veçantisë së popullit maqedonas, kulturës, traditës, zakoneve, gjuhës maqedonase, luftës antifashiste.

“Të gjitha ato probleme që përmbahen në Deklaratën e miratuar nga Kuvendi bullgar do të jenë praktikisht problem që ne do të kemi me BE-në, pra nga një problem dypalësh, problemi do të rritet në problem në mes Maqedonisë dhe BE-së”, tha Mickoski në deklaratën pas brifingut të rregullt me gazetarët.

Sipas tij, kjo mund të parandalohet vetëm në një mënyrë – dhe kjo është publiku me kritikat e tij dhe në të njëjtën kohë njerëzit në rrugë. Brenda kësaj, OBRM-PDUKM-ja do të bllokojë Shkupin dhe 10 qytete të tjera në tre vende çdo ditë duke filluar nga nesër në periudhën nga ora 15 deri në 17 pasdite derisa, siç theksoi ai, publikut “nuk i tregohet një dokument, tabela apo çfarë bëni duan ta quajnë atë”e cila po negociohet nga dyshja Zaev – Buçkovski me Sofjen zyrtare dhe i referohet pranimit të Deklaratës së miratuar në Kuvendin bullgar në vitin 2019 për të qenë pjesë e procesit të negociatave.

Ai i dërgoi një mesazh dhe apel Bashkimit Evropian se qytetarët meritojnë fillimin e negociatave pa kushte dhe udhërrëfyes shtesë dhe marrëveshje dhe kërkoi që ajo të bëhej më 21 qershor.

Advertisement

Ndërkohë, kryeministri Zoran Zaevi, në përvjetorin e miratimit të drejtshkrimit të gjuhës maqedonase, në profilin e tij në Fejsbuk se gjuha maqedonase i kaloi të gjitha fazat e krijimit, të depërtimit, të kodifikimit dhe të njohjes, dhe ajo sot është e njohur në të gjithë botën. Veçantia e saj është e shënuar në letërnjoftimin e shtetit tonë në familjen e madhe të popujve dhe të vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara.

“Në ditën e sotme, shtoi, para 76 viteve, 7 qershor 1945, me propozim të Ministrisë së Arsimit Popullor, Qeveria Popullore e Maqedonisë solli “Vendim për drejtshkrimin e gjuhës maqedonase” me përfundim që i njëjti të botohet në broshura si botim i Ministrisë së Arsimit Popullor. Me miratimin e drejtshkrimit të gjuhës maqedonase rrumbullakohet kodifikimi i gjuhës maqedonase, pas shpalljes së gjuhës maqedonase si gjuhë zyrtare në shtetin maqedonas (2 gusht 1944) dhe miratimit të alfabetit maqedonas (5 maj 1945)”, ka shkruar Zaevi.

Ai shtoi se kjo Qeveri, e sinqertë dhe e fuqishme është e përkushtuar që ta kultivojë dhe ta avancojë gjuhën maqedonase. “Kjo është kështu sepse gjuha jonë është identiteti ynë. Derisa ekziston gjuha maqedonase do të ekzistojnë edhe maqedonasit, derisa ekzistojnë maqedonasit do të ekzistojë edhe gjuha maqedonase. Kjo është kështu, sepse këto dyja nuk munden njëra pa tjetrën, sepse ata kanë ekzistuar, ekzistojnë dhe do të ekzistojnë në simbiozë të bukur dhe të pathyeshme”, ka shkruar Zaevi në FB./AIM/

Maqedoni: Fillimi i negociatave të vendit me BE-në sinjal edhe për rajonin shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy