Maqedoni, gjobiten 175 shoferë për vozitje në gjendje të dehur

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në një kontroll të përforcuar gjatë mbrëmjes së djeshme në periudhën prej orës 22:00 deri ora 04:00 janë sanksionuar 175 shoferë që kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Prej tyre 35 në territorin e SPB Shtip, 24 në territorin e SPB Shkup, nga 20 në territorin e SPB Ohër dhe SPB Kumanovë…

Nga MPB informojnë se kontrollet e përforcuara vazhdojnë edhe në ditët në vazhdim dhe apelojnë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion të respektojnë rregullat e komunikacionit për rrugë më të sigurta.

Maqedoni, gjobiten 175 shoferë për vozitje në gjendje të dehur shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy