Maqedoni: Inspektorët në terren, punëtorët të raportojnë për të dielën ditë jopune

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nga 1 janari, e diela është përcaktuar si ditë jopune. Kuvendi miratoi ndryshimet ligjore për marrëdhëniet e punës, të cilat do të zbatohen nga viti i ardhshëm.

Përcaktohen aktivitetet në të cilat pushimi javor mund të zëvendësohet me një ditë tjetër pune dhe sipas vlerësimeve janë të nevojshme për funksionimin normal të shoqërisë.

Ndryshimet parashikojnë 50 për qind më shumë mëditje dhe ditë pushimi për ata që do të punojnë të dielave dhe janë pjesë e këtyre aktiviteteve.

Inspektorati Shtetëror i Punës bën me dije se me hyrjen në fuqi të ndryshimeve ligjore në Ligjin e Punës për të dielën ditë jopune, nga 2 janari do të vendosë turne javore në rajone, ku punëtorët mund të raportojnë nëse u shkelen të drejtat në lidhje me punën të dielave.

Advertisement

Njoftohen të gjithë punëdhënësit se nga data 01.01.2022 hyjnë në fuqi ndryshimet në Ligjin për Marrëdhëniet e Punës (Gazeta Zyrtare e RMV nr. 288/2021), i cili në nenin 134 paragrafi 2 rregullon se “ditë pushimi javor është e diela”. thonë nga Inspektorati./Telegrafi/

Maqedoni: Inspektorët në terren, punëtorët të raportojnë për të dielën ditë jopune shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy