Maqedoni, kallëzim penal për tre nëpunës policorë për “punë të pakujdesshme në shërbim”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Departamenti për kontroll të brendshme, hetime kriminalistike dhe standarde profesionale më datë 25 mars deri te Prokuroria themelore publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, Njësia e specializuar për ndjekjen e veprave penale të kryera nga nëpunës policorë me autorizime zyrtare dhe pjesëtarë të policisë së burgjeve, parashtroi kallëzim penal kundër tre personave-nëpunës policorë për vepër penale të kryer “punë të pakujdesshme në shërbim” sipas nenit 353-v paragrafi 4 të Kodit Penal.

Siç kumtojnë nga MPB, kallëzimi penal u parashtrua kundër tre nëpunësve policorë për arsye se kanë lejuar parashtrimin e një procedure disiplinore që është zhvilluar ndaj një të punësuari në MPB i cili dyshohej për bashkim kriminal dhe përvetësim të mallrave nën mbrojtje të përkohshme dhe të trashëgimisë kulturore.

Nëpunësit policorë në cilësinë e anëtarëve të komisionit disiplinor kanë vepruar nga pakujdesia në kryerjen e detyrave dhe autorizimeve të tyre duke mos zbatuar procedurë disiplinore ndaj një të punësuari në SPB Strumicë ndaj të cilit kallëzimet penale për “bashkim kriminal” dhe “përvetësim të mallit në mbrojtje të përkohshme ose të trashëgimisë kulturore” dhe i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve.

Në vend që të vepronin me shpejtësi me iniciativën për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore, ata e kanë mbajtur seancën më shumë se një vit pas marrjes së njoftimit nga Prokurori Publik, duke lejuar kështu të ndodhë një parashkrim absolut për zhvillimin e procedurës disiplinore, duke vepruar në kundërshtim me ligjet dhe aktet nënligjore, njoftojnë nga MPB.

Advertisement

Maqedoni, kallëzim penal për tre nëpunës policorë për “punë të pakujdesshme në shërbim” shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy