Maqedoni: KSI rekomandon heqjen e maskave në shkollat fillore vetëm për nxënësit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Komisioni për Sëmundje Infektive në mbledhjen e mbajtur sot, ka vendosur që t’i rekomandojë Qeverisë së RMV-së, lehtësimin e masave anti-covid në shkolla.

Nga KSI në konferencë për shtyp, njoftuan se do t’i propozojnë qeverisë që të hiqet detyrimi për mbajtjen e maskave mbrojtëse në shkolla, vetëm për nxënësit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

KSI gjithashtu rekomandon rritjen e kapaciteteve nga 50 në 70 për qind në objektet e mbyllura si kinema dhe teatro.

Dhe masa e fundit ka të bëj me certifikatat e vaksinimit të cilat nuk do të vlejnë në hapësirat e jashtme të kafeneve dhe restoranteve./Telegrafi/

Advertisement

Maqedoni: KSI rekomandon heqjen e maskave në shkollat fillore vetëm për nxënësit shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy