Maqedoni: Kthimi në normalitet, në fund të verës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kthimi në normalitet nga pasojat e pandemisë mund të pritet kah fundi i verës apo në fillim të vjeshtës, por çdo gjë varet nga vullneti i qytetarëve për vaksinim. Drejtori i Institutit të imunologjisë, Aleksandar Petliçkovski në emisionin “Pasqyra e shëndetit” në Alsat është shprehur se të gjitha vaksinat mbrojnë nga virusi, por edhe nga vdekja dhe simptomat e rënda, nëse të vaksinuarit infektohen me Covid -19.

Sipas të dhënave të fundit të Qendrës amerikane për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve, që i plasoi Petliçkovski, të vaksinuarit nëse infektohen, s’mund ta bartin virusin.

“Prej këtu vijnë lehtësimet gjegjësisht rekomandimet e tyre të fundit, se personat e vaksinuar mund të shëtitën edhe pa maska, që realisht, sipas vlerësimet të tyre, ata nuk e bartin virusin”, deklaroi Aleksandar Petliçkovski – imunolog.

Në vend, shënon rritje numri i atyre që paraqiten për vaksinë. Deri më tani, janë paraqitur 400.000 kurse janë vaksinuar 260.000. 39.000 kanë marrë dozën e dytë.

Advertisement

“Sipas shifrave të fundit, 45.7% e popullsisë mbi 70 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine, 39% e popullsisë mbi 65 vjeç janë vaksinuar me të paktën një dozë. Vaksinohen të rriturit, qytetarët që kanë shprehur interes për vaksinim në faqen e internetit vakcinacija.mk dhe njerëzit e punësuar në infrastrukturën kritike gjithashtu vaksinohen”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Numri i të shtruarve në spital është ulur dhe aktualisht në vend janë të shtruar 329 pacientë. 202 nëpër qytete, dhe 127 pacientë në Shkup. Statistika e sotme regjistron 37 raste të reja nga 3,143 teste, 15 të vdekur dhe 69 të kuruar. Që nga fillimi i pandemisë, 155,000 njerëz janë infektuar dhe më shumë se 5,000 kanë vdekur. Aktualisht, pothuajse 2,900 qytetarë të infektuar janë aktiv.

Maqedoni: Kthimi në normalitet, në fund të verës shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy