Maqedoni: Kuvendi shpall gjendje krize në një pjesë të shtetit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme me 92 vota “për”, asnjë “kundër” dhe “të përmbajtur” ka sjellë vendim për të shpallur gjendje krize në një pjesë të territorit të vendit.

Ky vendim është sjellë për shkak të numrit të madh të emigrantëve që hyjnë transit në vendin tonë, si dhe për të mbrojtur shëndetin publik në kushte të pandemisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kuvendi gjithashtu mori vendim për dërgim të përfaqësuesve të Armatës në operacione ndërkombëtare të OKB-së në Liban.

Në lidhje me këtë deputeti i OBRM-PDUKM-së, Bojan Stojanovski, tha se duhet të kihet kujdes se çfarë persona dërgohen në këto misione, pasi ata e përfaqësojnë shtetin.

Advertisement

Kuvendi gjithashtu solli vendim për emërim të kryetarit, nëntkryetarit dhe zv.anëtarëve të Këshillit Kombëtar për Eurointegrime./Telegrafi/

Maqedoni: Kuvendi shpall gjendje krize në një pjesë të shtetit shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy