Maqedoni: Mbledhje për murtajën afrikane të derrave, situata është e qëndrueshme

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Situata me murtajën afrikane të derrave është stabile, nuk ka shpërthim të ri. Nga dje janë vrarë dhe asgjësuar pa dëm 1305 derra, njoftoi drejtori i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), Nikollçe Babovski, në mbledhjen e sotme të parë të Trupit Koordinues të themeluar me vendim të Qeverisë.

Takimi u mbajt në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë të Ujërave (MBPEU), ndërsa Babovski në cilësinë e kryetar të Trupit Koordinues për përmirësimin e koordinimit institucional dhe marrjen e masave për përballjen me këtë sëmundje, i njoftoi anëtarët e tjerë se në zonat mbrojtëse prej tre kilometrash dhe në zonat nën vëzhgim në një rreze prej 10 kilometrash rreth pikave të nxehta zbatohen pa problem masat e përcaktuara.

“Gjendja e sëmundjes është stabile që nga konfirmimi i rastit të fundit në Obleshevë në datën 12 të këtij muaji, gjegjësisht për fat të mirë për momentin nuk ka asnjë shpërthim të ri të konfirmuar. Të gjitha pikat e nxehta me raste të konfirmuara pozitive janë mbyllur, masat e shpopullimit janë zbatuar plotësisht në 3. Prej ditës së djeshme në zonat 3 km janë vrarë dhe larguar pa dëm 1305 derra. Masat për mbikëqyrje aktive dhe pasive të sëmundjes së murtajës afrikane të derrave zbatohen në të gjithë territorin e vendit”, theksoi drejtori Babovski.

Për të kontrolluar përhapjen e virusit dhe për të parandaluar humbjet ekonomike të kultivuesve të derrave, veçanërisht në fermat komerciale, shtoi Babovski, është e pashmangshme vazhdimi i bashkëpunimit në zbatimin e masave nga të gjitha palët e interesuara në këtë sektor.

Advertisement

U arrit konkluzioni që AUV dhe MBPEU t’i propozojnë Qeverisë në kohën më të shkurtër të mundshme formimin e një fondi të dedikuar ndërhyrjeje me një buxhet të propozuar, për zbatimin e shpejtë dhe në kohë të masave për kontrollin dhe zhdukjen e murtajës afrikane te derrat.

Maqedoni: Mbledhje për murtajën afrikane të derrave, situata është e qëndrueshme shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy