Maqedoni: Më shumë vdekje sesa lindje në vitin 2019

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika në Maqedoninë e Veriut, vitin e kaluar janë regjistruar 19.845 lindje, ndërsa 20.446 persona kanë humbur jetë, me çka shtimi natyror është negativ për 601.

Numri i foshnjeve të lindura në qytete është 11.772 (59.3 %), ndërsa i fosnjave të lindura në fshatra është 8.073 (40.7 %), përcjell Telegrafi Maqedoni.

Më shumë lindje vitin e kaluar janë regjistruar në rajonin e Shkupit (38.1 përqind), ndërsa më pak në rajonin lindor (6.3 përqind). Mosha mesatare e nënave nga numri i përgjithshëm i lindjeve është 29.8 vjet në qytete, ndërsa 28.2 në fshatra.

Numri i vdekjeve në qytete është 12.831, ndërsa i vdekjeve në fshatra është 7.615./Telegrafi/

Advertisement

Maqedoni: Më shumë vdekje sesa lindje në vitin 2019 shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy