Maqedoni: Mesatarisht 13 përqind e të testuarve për COVID-19 janë pozitivë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Mesatarisht 13 përqind e të testuarve për COVID-19 janë pozitivë, ndërsa brenda javës bëhet rreth 8 mijë testime”.

Këtë sot në konferencë për shtyp e tha ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, i cili prezantoi numra dhe statistika për coronavirusin në vend, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në vend deri tani janë bërë 68.059 testime. Strategjia për testim të gjerë intensiv, duke përfshirë edhe testimet e kontakteve të rasteve pozitive, jep rezultate. Kjo qasje ja jep pasqyrë të gjerë rreth përhapjes së virusit dhe ky sistem ndihmon në stabilizimin e situatës, para se gjithash në dy vatrat: Shkup dhe Tetovë”, tha Filipçe.

Sipas tij, si rezultat i kësaj strategjie mundësohet zbulimi i hershëm i rasteve asimptomatike dhe izolimi i tyre.

Advertisement

Ai potencoi se bota është larg përfundimit të pandemisë, duke shtuar se vendet që e shpallën fundin e pandemisë, sipas informacioneve të fundit sërish kanë raste të reja me COVID-19./Telegrafi/

Maqedoni: Mesatarisht 13 përqind e të testuarve për COVID-19 janë pozitivë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy