Maqedoni: Moti nesër i ngrohtë por pasdite me reshje shiu dhe erë të fortë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Moti nesër në Maqedoni do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me erë të dobët jugore.

Pasdite do të shfaqen kushte për vranësira të paqëndrueshme me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të fortë.

Temperaturat minimale do të lëvizin në intervalin prej 9 deri në 15 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë në 29 deri në 34 gradë.

UV indeksi do të jetë 8.

Advertisement

Në Shkup poashtu do të mbaj mot me diell dhe i ngrohtë, pasdite do të ketë kushte jostabile me reshje të shpejta të rrëmbyeshme, shtrëngata dhe erë të fortë.

Temperatura minimale do të zbresë deri në 13, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 33 gradë.

Moti me diell dhe i ngrohtë do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

Në orët e pasdites në mbarë vendin do të paraqitet mot jostabil, do të ketë vranësira të paqëndrueshme të përcjellura me reshje të rrëmbyeshme, vende-vende dhe në formë shtrëngate me breshër.

Advertisement

Të dielën temperatura ditore do të ulet me disa gradë.

Maqedoni: Moti nesër i ngrohtë por pasdite me reshje shiu dhe erë të fortë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy