Maqedoni: Në arsim dhe shëndetësi pensionimi do të mund të shtyhet deri në moshën 67-vjeçare

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Vazhdimi i marrëdhënies së punës deri në moshën 67 vjeçare do të jetë i mundur, por vetëm për kuadrot në shëndetësi, arsim të lartë dhe veprimtaritë hulumtuese-shkencore, edhe atë nën kritere dhe procedura të definuara ashpër.

Këtë e theksoi sot deputetja e LSDM-së, Zhaklina Llazarevska, në konferencë për shtyp.

Ajo the se me këtë ligj i cili do të zbatohet nga 30 qershori i vitit të ardhshëm, do të hapet mundësia për punësim të të rinjve, por edhe do të ulet numri në administratë.

Deputetët në Kuvend këtë javë i votuan ndryshimet në Ligjin për marrëdhënie pune, me çka mundësohet pensionimi në moshën 64-vjeçare edhe me 15 vjet stazh, ndërsa mbetet edhe mundësia që gratë të dalin në pension edhe pa mbushur 62 vjet./Telegrafi/

Advertisement

Maqedoni: Në arsim dhe shëndetësi pensionimi do të mund të shtyhet deri në moshën 67-vjeçare shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy