MSH Maqedoni: Interesim i lartë për vaksinim tek personat mbi moshën 77-vjeçare

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë informon se gjatë ditës së djeshme janë vaksinuar 730 qytetarë në të gjitha pikat për vaksinim në shtet.

Nga MSH thonë se 30 deri 55 persona në ditë do të vaksinohen në një pikë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas sistemit “Termini im”, interesimi tek qytetarët mbi 77 vjeç tek të cilët ka filluar vaksinimi prej dje, është i lartë, gjegjësisht vetëm 2 përqind të qytetarëve që kanë caktuar termin nuk ke kanë pranuar vaksinën.

Vaksinimi ka filluar në Shkup, Prilep, Ohër, Gostivar, Shtip, Kumanovë, Veles, Manastir, Strumicë dhe spitalin në Kavadar.

Advertisement

Nga MSH thonë se vaksinimi zhvillohet prej orës 08:00 deri 20:00, nga e hëna deri të premten./Telegrafi/

MSH Maqedoni: Interesim i lartë për vaksinim tek personat mbi moshën 77-vjeçare shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy