Maqedoni: Në vend se në shkollë, nxënësit qëndrojnë në rrugë! S’ka vullnet politik për hapjen e paraleles në Bërnjancë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nxënësit fillorist të fshatit Bërnjancë kanë mbetur jashtë bankave shkollore. Ata rrinë rrugëve të fshatit pasi që nuk u lejohet hapja e paraleles shqipe në shkollën “Kërste Misirkov”. Prindërit e nxënësve kërkojnë që të hapet kjo paralele pasi shkolla që është pak metra larg shtëpive të tyre ka mjaftë hapësira.

“Do të bojkotojmë mësimin deri sa ta zgjedhim këtë problem. Ne duam që këtu ta hapim shkollën që ta hapim në Bërnjancë pasi që ka vetëm 4 nxënës maqedonas a ne i kemi 60 nxënës, fëmijët tanë udhëtojnë 4 kilometra?
Gazetare: Pse nuk e lejojnë hapjen e paraleles?
Ato ankohen se fëmijët tanë bëjnë problem. Por çfarë problemi mund të bëjnë nxënësi i klasës së parë?”, tha Zijadin Fetahu, prind.

“Katër kilometra i ka prej këtu deri te shkolla. Rrugën nuk mund ta kalojnë, ka qen i sulmojnë. S’ka kush ti çojë. Vetura nuk kemi t’i dërgojmë. Turp është që fëmija i klasës së parë të shkoj 4 kilometra. Shteti duhet të ndërmarr masa”, tha Muadin Sabedini, prind.

Sipas prindërve vetëm mungon vullneti i Komunës së Gazi Babës dhe Komunës së Haraçinës.

Advertisement

“Neve na duket kjo si një teatër me këto lojërat e tyre. Kur bëjmë kërkesë deri te Komuna e Haraçinës ata thonë se i takon komunës së Gazi Babës. Kur bëjmë kërkesë deri të komuna e Gazi Babës na thonë se i takon komunës së Haraçinës, ndërsa në fakt fëmijët e tonë po hasin në probleme kështu që ne jemi në bojkot. E kuptojmë që fëmijët do të mbesin prapa me procesin edukativo-arsimor mirëpo ne deri në fund se fëmijët nuk do t’i dërgojmë në shkollë”, tha Ekrem Saliu, prind.

Drejtori i shkollës fillore “Gjergj Kastriot Skënderbeu” në Haraçinë thotë se përderisa komunat nuk ndërmarrin asgjë nxënësit pësojnë dhe stagnojnë nga mësimi.

“Një orë ta humbasin për nxënësin është shumë. Ata me ditë po mungojnë. Ne nuk dimë tash po presim përgjigje prej kryetarit të Komunës, ai është kompetent aty”, tha Azam Akiki, drejtor.

E kryetari Boris Gjorgjievski thotë se asnjë kërkesë me shkrim për hapje të një paralele në gjuhën shqipe në shkollën Kërste Misirkov deri të ai nuk është dërguar. Thotë që është diskutuar vetëm për sigurimin e një transporti që do t’i dërgojë këta fëmijë deri në shkollën Gjergj Kastrioti Skenderbeu në Haraçinë.

Advertisement

“Nuk kemi asnjë kërkesë për hapje të një paralele në gjuhën shqipe në shkollën fillore Kërste Misirkov. Vetëm mund të them se ka vullnet politik për tu siguruar nxënësve të Bërnjancës transport deri në shkollën Gjergj Kastriot Skënderbeu”, deklaroi Gjorgjievski.

Kryetarja e komunës Milikije Halimi nuk iu përgjigj thirrjeve të TV21. Ndërsa Nga Ministria e Arsimit thonë se këtë problem duhet ta zgjidhin komunat dhe se nuk është nën kompetenca të ministrisë.

Maqedoni: Në vend se në shkollë, nxënësit qëndrojnë në rrugë! S’ka vullnet politik për hapjen e paraleles në Bërnjancë shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy