Maqedoni: Nuk ka më festa me këngëtar, kufizohet edhe numri i mysafirëve në objektet hotelierike

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e djeshme të tetë ka miratuar konkluzionet nga mbledhja e Komisionit për Sëmundje Infektive pranë Ministrisë së Shëndetësisë me të cilat propozohen masa për parandalimin e përhapjes së coronavirusit COVID-19.

Informacioni më parë u konfirmua nga ministri i Shëndetësisë, Venko Filipce i cili tha se Qeveria i ka pranuar masat e propozuara të Komisionit për Sëmundje Infektive të cilat parashohin ndalimin e paraqitjes së këngëtarëve dhe Di-xhej-ve në të gjitha objektet hotelerike, kufizim të zërit të muzikës në 55 decibel dhe ulje të numrit të njerëzve të cilët mund të ulen në një tryezë në objektin hotelerik nga tani 12 të lejuar në katër.

“Në drejtim të uljes së rrezikut nga paraqitja dhe përhapja e COVID-19, Qeveria ka pranuar dhe rekomanduar masat kufizuese të Komisionit: Nuk lejohet parqitje e këngëtarëve/ grupe muzikore/ Di-xhej në objektet hotelerike që shërbejnë pije dhe ushqim, përfshirë edhe pjesën e restoranteve të objekteve hotelerike për akomodim (hotele/motele), kufizohet niveli maksimal i zhurmës në objektet hotelerike në 55 decibel, në Protokollin për hapjen dhe funksionimin e objekteve hotelerike dhe Protokollin për hapjen dhe funksionimin e kafeneve kufizohet numri i lejuar maksimal i personave në një tryezë në 4 persona”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Siç theksohet në kumtesë, konform vendimit në protokollin për hapjen dhe funksionimin e objekteve hotelerike, fshihet pika 6 dhe zëvendësohet me “numri maksimal i personave në një tryezë kufizohet në 4 persona”, ndërsa në Protokollin për hapjen dhe funksionimin e kafeneve shtohet pikë e re: “numri maksimal i personave në një tryezë kufizohet në 4 persona”.

Advertisement

Nga Qeveria theksojnë se do të insistojnë në respektimin rigoroz të pikës 3 të Protokollit për hapjen dhe funksionimin e objekteve hotelerike dhe Protokollit për hapjen dhe funksionimin e kafeneve me të cilat nuk lejohet shërbimi i mysafirëve në bar dhe tavolinë.

“Qeveria poashtu pranoi pohimet e Komisionit për nevojën e respektimit të rreptë të ndalesës së punës në klubet e natës dhe diskoteka dhe nevojën për masa rigoroze nga ana e institucioneve kompetente në rast të shkeljes së ndalesës, theksohet në kumtesë.

Qeveria poashtu e miratoi rekomandimin e Komisionit për hapjen e kuzhinave shkollore për fëmijët me qëndrim të zgjatur ditor me respektim strikt të rregullave për praktikë të mirë prodhuese dhe higjienike të përcaktuar me Ligjin për sigurinë e ushqimit si dhe standardet HASSP dhe Protokollet për mbrojtje nga COVID -19 me vërejtje që servimi i vakteve të realizohet në tryezat e shkollës duke mbajtur llogari që të mos vjen deri te përzierja e nxënësve nga paralele të ndryshme.

Ministrat në Qeveri sot miratuan edhe Raportin për punën e Komisionit për shqyrtimin e kërkesave të paraqitura nga themeluesi i shkollës për organizimin e orëve me prani fizike, për periudhën prej 29.09.2020 deri më 2.10.2020, theksohet mes tjerash në njoftimin e qeverisë.

Advertisement

Maqedoni: Nuk ka më festa me këngëtar, kufizohet edhe numri i mysafirëve në objektet hotelierike shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy