Maqedoni: Paga mesatare mujore neto për muajin mars ka shënuar rritje

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë, indeksi i pagës mesatare mujore neto për të punësuarit, gjatë muajit mars 2022 krahasuar me muajin e njejtë të vitit 2021, është 110.1.

Kjo rritje ka ardhur si rezultat para së gjithash, i rritjes së pagës mesatare mujore neto për të punësuarit në sektorët si:

Veprimtaritë financiare dhe të sigurimit (21.4%), Arte, argëtim dhe rekreacion (20.2%) dhe Akmodimi dhe shërbimi ushqimor (19.5%).

Rritje e pagës mesatare mujore neto për të punësuarit, krahasuar me muajin paraprak, është vënë re në sektorët si:

Advertisement

Veprimtaritë financiare dhe të sigurimit (16.9%), Minierat dhe guroret (industria nxjerrëse) (13.5%) dhe Industria përpunuese (7.1%).

Paga mesatare mujore neto për të punësuar, gjatë muajit mars 2022, është 31 080 denarë.

Maqedoni: Paga mesatare mujore neto për muajin mars ka shënuar rritje shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy