Maqedoni, pensionistët me pensione minimale në pesë muajt e ardhshëm do të marrin nga tre mijë denarë shtesë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri i RMV-së Dimitar Kovaçevski, sot në konferencë për shtyp ka prezantuar masat e reja ekonomike të cilat i ka miratuar Qeveria.

Ai njoftoi se me 35 milionë euro Qeveria do të mbështesë pensionistët me të ardhura të ulëta. Kovaçevski tha se në masat anti-krizë janë përfshirë mbi 187.000 pensionistë.

“Në 5 muajt e ardhshëm, pensionistët me pensione deri në 14.000 denarë (226 euro), do të marrin nga 3.000 denarë (48 euro) në muaj. Ata me pension nga 14.000 deri në 16.000 denarë (259 euro), 2.000 denarë (32 euro) në muaj, ndërsa për pesnionistët me pensione nga 16.000 deri në 19.000 denarë (307 euro), në 5 muajt e ardhshëm do të ketë mbështetje prej 1.500 denarëve (24 euro)”, tha Kovaçevski.

Ai gjithashtu njoftoi se me masat e reja ekonomike do të përfitojnë rreth 105 mijë nxënës dhe 15 mijë studentë./Telegrafi/

Advertisement

Maqedoni, pensionistët me pensione minimale në pesë muajt e ardhshëm do të marrin nga tre mijë denarë shtesë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy