Maqedoni, prej sot fillon pagesa e pensioneve të qershorit në faza

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nga sot fillon pagesa në faza e pensioneve të qershorit, të cilat vazhdojnë të paguhen parakohe.

Siç informojnë nga Ministria e Punës dhe Politikë Sociale, marrja e pensioneve përmes filialeve dhe degëve të bankave për pensionistët që nuk shfrytëzojnë kartela, do të realizohet në katër grupe, sipas vlerës së pensionit.

Pagesa e pensioneve deri më 11.000 denarë do të kryhet sot, ndërsa nesër për pensionet nga 11.001 deri 14.000 denarë. Të enjten do të kryhet pagesa e pensioneve nga 14.001 deri 18.000 denarë, ndërsa të premten do të realizohet pagesa e pensioneve mbi 18.001 denarë.

Pensionistët, të cilët shfrytëzojnë kartela pagesore, të lidhur me llogarinë në të cilën tranfesrohet pensioni, paratë mund t’i përdorin nga dita e sotme, 28 qershor 2022. Ata mund të tërheqin pensionin në bankomat, të përdorin mjetet e pagesës në rrjetin tregtar ose për pagesa elektronike.

Advertisement

MPPS-ja deklaron se pensionet janë të sigurta në llogaritë e shfrytëzuesve, sistemi i pensionit është stabil dhe funksionon pa problem.

“Apelojmë deri te pensionistët që t’i përmbahen orarit të pagesave, pasi pagesa hap pas hapi bëhet me qëllim të zvogëlimit të turmave para dhe brenda në banka me qëllim të mbrojtjes së shëndetit personal dhe publik”, deklarojnë nga MPPS.

Maqedoni, prej sot fillon pagesa e pensioneve të qershorit në faza shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy