Maqedoni: Regjistrohen 322 raste të reja me COVID-19

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit nga 2.246 testimet për coronavirus, 322 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej tyre shumica janë në Shkup – 178.

Nga MSH informojnë se në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë vetëm një pacient me COVID-19, i moshës 86-vjeçare, ndërsa nga sistemi “Termini im” janë paraqitur edhe 5 të vdekur, të cilët kanë ndërruar jetë në periudhën prej 25 shkurt deri 22 mars 2022.

Kurse ISHP në 24 orët e fundit ka regjistruar 308 pacientë të shëruar.

Advertisement

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 304.648, prej të cilëve 293.479 janë shëruar, ndërsa 9.197 kanë ndërruar jetë.

Numri i rasteve aktive deri sot (25 mars) është 1.972./Telegrafi/

 

Maqedoni: Regjistrohen 322 raste të reja me COVID-19 shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy