Maqedoni, shpallet konkurs për punësimin e asistentëve arsimor për nxënësit me nevoja të veçanta

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Arsimit dhe Shkencës sot ka shpallur konkursin për punësim në kohë të caktuar pune të 226 bashkëpunëtorëve profesional-praktikantëve-asistentëve arsimor për nxënës me nevoja të veçanta në arsimin fillor për në vitin shkollor 2022/2023, e që do të punojnë në disa komuna të vendit.

Në gjuhën mësimore maqedonase kërkohen 95 asistent arsimor në mësimin klasor, 16 për asistent arsimor në mësimin lëndor dhe 5 asistent arsimor në paralele të kombinuar.

Në gjuhën shqipe kërkohen 85 asistent arsimor në mësimin klasor, 20 asistent arsimor në mësimin lëndor dhe 5 Asistent arsimor në klasë të kombinuar. Kushtet dhe kriteret janë publikuar në web-faqen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Përndryshe, për këtë konkurs kanë arritur kritika nga opozita maqedonase, të cilët publikimin e konkursit e konsiderojnë në kundërshtim me ligjin.

Advertisement

Maqedoni, shpallet konkurs për punësimin e asistentëve arsimor për nxënësit me nevoja të veçanta shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy