Maqedoni: Shporta minimale sindikale për muajin qershor ishte 34.212 denarë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një familje katër anëtarësh në qershor për të mbijetuar iu deshën 34.212 denarë, aq sa peshonte shporta minimale e sindikale.

Sipas informacioneve të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, elementet që përbëjnë shportën e sindikatës për qershorin janë ushqimi dhe pijet, të cilat përfshijnë 14.547 denarë, strehim 10.800 denarë, higjienë 2.378 denarë, transport 2.508 denarë, veshje dhe këpucë 2.176 denarë, kultura 1.067 denarë dhe mirëmbajtja shëndetësore 732 denarë.

“Paga mesatare neto e paguar për prillin e këtij viti, sipas të dhënave të fundit të publikuar nga Enti Shtetëror i Statistikave, është 28.438 denarë”, thonë nga Lidhje e Sindikatave.

Sipas llogaritjeve, paga mesatare neto në qershor mbulon rreth 82% të shpenzimeve të një familje me katër persona.

Advertisement

Shporta sindikale është llogaritur për një familje prej katër persona, të cilët jetojnë në një shtëpi prej 50 metrash katrorë dhe nuk kanë një makinë. Llogaritja e shportës minimale sindikale përfshin kostot nga shtatë grupe: ushqim dhe pije, strehim, higjienë, transport, veshje dhe këpucë, kulturë dhe mirëmbajtje dhe shëndet./Telegrafi/

Maqedoni: Shporta minimale sindikale për muajin qershor ishte 34.212 denarë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy