Maqedoni: S’ka ndalesa të gjata në pikat kufitare

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa nëpër rrugë të thata, me intensitet mesatar në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit.

Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka ndalesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë apelon për kujdes të veçantë në rrugët Katlanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçani – Delçevë.

Si pasojë e asfaltimit, rruga rajonale R2335 Zhitoshe – Krivogashtani do të mbyllet për qarkullim nga ora 09:00 deri në orën 15:00.

Për shkak të punimeve, rruga rajonale që kalon përmes Parkut Kombëtar Galiçica do të mbyllet për çdo lloj automjeti, respektivisht në pjesën nga “Baba” deri në Doganë, nga ora 08:00 deri në 17:00.

Advertisement

Maqedoni: S’ka ndalesa të gjata në pikat kufitare shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy