Maqedoni: Spitalet private shprehen të gatshme të ndihmojnë në ballafaqim me coronavirusin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Stafi mjekësor në klinikat, Zhan Mitrev dhe Sistina, tashmë kanë përvojë në trajtimin e pacientëve me coronavirus.

Në takimin me Ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe, një nga opsionet ishte që ndërtesa e vjetër e Sistina “Mala Bogorodica” të vihej në funksion. Ka 100 shtretër atje dhe ekipet nga spitalet private do të punojnë, informon “Sitel”.

Orce Kamçev tha se kjo është një nga idetë dhe se ata duhet të marrin një vendim përfundimtar deri të Dielën.

Pronarët e spitaleve private “Zhan Mitrev”, “Sistina” dhe “Remedika” këtë pasdite u takuan me Ministrin e Shëndetësisë Venko Filipçe, ku u konfirmuar mbështetja e spitaleve private për ballafaqim me coronavirusin./Telegrafi/

Advertisement

Maqedoni: Spitalet private shprehen të gatshme të ndihmojnë në ballafaqim me coronavirusin shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy