Maqedonia dërgoi 100 pjestarë të ARM-së në operacion humanitar në Slloveni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

100 pjesëtarë të Armatës së Maqedonisë së Veriut shkojnë në operacionin humanitar në Republikën e Sllovenisë.

Ata do të ndihmojnë në sanimin e pasojave nga përmbytjet që ndodhën sipas kërkesës që vjen në kuadër të NAT EADRCC e parashtruar nga Sllovenia.

Ushtarët do të dërgohen për 30 ditë, ndërsa ende nuk dihet nëse Maqedonia e Veriut do të dërgojë ndihmë materiale, ndërkaq kryeministri slloven Robert Golob dje u shpreh se dëmet nga këto përmbytje do të jenë disa miliarda euro.

Përmbytjet në Slloveni morën 6 jetë njerëz, shkatërruan shtëpi, ndërkaq reshjet e shiut nuk ndalonin.

Advertisement

Mijëra njerëz janë të evakuar, kurse institucionet po mundohen të lirojnë sa më shumë hapësirë dhe t’i pastrojnë rrugët./Telegrafi/

Maqedonia dërgoi 100 pjestarë të ARM-së në operacion humanitar në Slloveni shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy