minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Maqedonia do ta blejë ilaçin Molnopiravir, të vetmin kundër COVID-19 - Struga.info


Maqedonia do ta blejë ilaçin Molnopiravir, të vetmin kundër COVID-19

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë informon opinionin se do të blejë ilaçin Molnopiravir, i cili është ilaçi i vetëm kundër COVID-19.

Nga MSH thonë se janë në kontakte proaktive me prodhuesin e këtij ilaçi, kompaninë MSD, dhe për kohë të shkurtë do të fillojnë negociatat për blerjen e tij, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ilaçi Molonopiravir është në formë tabletash dhe mund të merret nga të gjithë pacientët që janë pozitivë për Covid 19. Ilaçi jepet në pesë ditët e para pas diagnostikimit të virusit, dhe provat klinike të deritanishme tregojnë se shtrimi në spital me këtë ilaç zvogëlohet me 50%”.

“Ministria e Shëndetësisë thekson se ilaçi dhe vaksina kundër Covid-19 nuk mund të krahasohen. Vaksinat e koronavirusit parandalojnë komplikimet e rënda dhe shtrimin në spital ose vdekjen. Virusi Covid-19 ka mutacione dhe vaksinat janë më efektive në arritjen e imunitetit kolektiv për t’u mbrojtur kundër llojeve të reja të SarsCoV2”, thonë nga MSH./Telegrafi/

Advertisement

The post Maqedonia do ta blejë ilaçin Molnopiravir, të vetmin kundër COVID-19 appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy