Maqedonia e Veriut nga 1 korriku e merr kryesimin e Procesit të Bashkëpunimit në Europën Juglindore

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot do të merr pjesë në takimin e ministrave të punëve të jashtme të Procesit të Bashkëpunimit në Europën Juglindore (PBEJL) i cili do të mbahet në Budva. Takimi mbahet më pak se një muaj para marrjes formale të kryesimit nga Republika e Maqedonisë së Veriut, më 1 korrik, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

“Pas seancës plenare, së bashku me përfaqësuesit e Treshes Kryesuese – Greqisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut – Osmani do të mbajë konferencë për media, ndërsa në margjinat e takimit ministror do të zhvillojë edhe takime dypalëshe me homologët e tij, nga vende anëtare të Iniciativës.M

Procesi i Bashkëpunimit në Europën Juglindore është formuar në qershor të vitit 1996, me qëllim të thellimit të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërmjet vendeve të rajonit. Iniciativa synon krijimin e një rajoni të bazuar në demokraci dhe prosperitet ekonomik, si dhe integrim të plotë të kësaj pjese të kontinentit në strukturat europiane dhe euroatlantike”, thonë nga MPJ.

Nga atje shtojnë se Maqedonia e Veriut është e përfshirë në Iniciativë që nga fillimi dhe ka kryesuar me atë në dy raste, 2000-2001 dhe 2012-2013. Përveç Maqedonisë së Veriut, anëtare janë Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Greqia, Kosova, Moldavia, Rumania, Serbia, Sllovenia, Turqia, Kroacia dhe Mali i Zi./Telegrafi/

Advertisement

Maqedonia e Veriut nga 1 korriku e merr kryesimin e Procesit të Bashkëpunimit në Europën Juglindore shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy