Maqedonia e Veriut nikoqire e takimit të parë ministror rajonal për Planin e rritjes së Ballkanit Perëndimor

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministrat nga Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi, BeH, Shqipëria, Kosova, së bashku me përfaqësues të lartë nga Drejtoria e Zgjerimit të KE-së do të mbajnë nesër në Shkup takimin e parë mbi Planin e Rritjes së Ballkanit Perëndimor dhe Instrumentin e Reformës dhe Rritjes, të shpallur nga Komisioni Evropian në fillim të këtij muaji.

Takimi mbahet me qëllim të prezantimit të Planit për rritje nga ana e DG NEAR dhe diskutimit të hapur me ministrat e rajonit për mundësitë që maksimalisht të shfrytëzohet Plani i disenjuar për rritje, në drejtim të përforcimit të koherencës së politikave dhe harmonizimit të ndihmës së BE-së me reformat vendore dhe resurset e disponueshme, informon Ministria e Financave.

Plani i rritjes së Ballkanit Perëndimor dhe Instrumenti për reforma dhe rritje para ministrave të financave dhe ekonomisë dhe kryengociues të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Serbisë, Kosovës, Malit të Zi, Bosnja e Hercegovinës dhe Shqipërisë do t’i prezantojë drejtori i përgjithshëm për Politikat e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit në Komisionin Evropian, Gert Jan Kopman.

Fokusi i takimit ndërmjet KE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor janë reformat që do të jenë kyçe për avancimin e zhvillimit ekonomik dhe social, konvergjencën në periudhën e ardhshme katërvjeçare, veçanërisht në fushën e tranzicionit energjetik, mjedisit të biznesit, mjedisit jetësor, digjitalizimit, arsimit dhe kapitalit njerëzor. Në këtë kontekst edhe prioritetet e investimeve.

Advertisement

Plani i Rritjes së Ballkanit Perëndimor është një instrument i ri i KE-së i cili duhet të mundësojë lidhjen, mbështetjen e reformave dhe mbështetjen financiare në formën e granteve dhe kredive të favorshme, me qëllim krijimin e kushteve të favorshme ekonomike për qytetarët dhe biznesin dhe konvergjencën si dhe integrimin më të shpejtë në BE. Është një mundësi e shkëlqyer për vendet që të intensifikojnë agjendat e reformave në lidhje me integrimin evropian dhe të përmirësojnë standardet në vendet e rajonit.

Plani bazohet në katër shtylla që synojnë përshpejtimin e integrimit ekonomik të vendeve të rajonit në Tregun e Vetëm të Bashkimit Evropian, si dhe forcimin e integrimit ekonomik në Ballkanin Perëndimor nëpërmjet Tregut të Përbashkët Rajonal dhe nëpërmjet zbatimit të reformave socio ekonomike dhe themelore për të cilat vendeve u vihen në dispozicion gjashtë miliardë euro në kuadër të Instrumentit për Reforma dhe Rritje për Ballkanin Perëndimor.

Maqedonia e Veriut nikoqire e takimit të parë ministror rajonal për Planin e rritjes së Ballkanit Perëndimor shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy