Maqedonia e Veriut shënon tridhjetë vjetorin e marrëdhënieve diplomatike me Slloveninë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ambasada e Republikës së Sllovenisë në Shkup, organizuan ngjarje solemne me rastin e shënimit të 30-të vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Sllovenisë.

Para të pranishmëve u drejtua Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, i cili theksoi se Republika e Sllovenisë është ndër shtetet e para që e ka njohur Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe e para e cila lidhi marrëdhënie diplomatike me vendin tonë, në momentin kur shteti ynë ballafaqohej me krizë ekzistenciale.

“Dita e sotme, për ne nuk është vetëm një ceremoni, por një pikë themelore e miqësisë ndërmjet dy vendeve dhe ka kontekst të thellë tradicional nga e kaluara, por sipas meje, perspektivë edhe më të madhe e edhe më të thellë për të ardhmen”, theksoi ministri Osmani.

Para të pranishmëve përmes video-lidhjes foli edhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Sllovenisë, Anzhe Logar, i cili iu referua shkurtimisht marrëdhënieve bilaterale dhe bashkëpunimit të suksesshëm mes dy vendeve mike gjatë 30 viteve të fundit, duke rikonfirmuar mbështetjen e Sllovenisë për integrimin evropian të vendit tonë. Sllovenia angazhohet fuqishëm për integrimin e shpejtë të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, gjë që u konfirmua gjatë presidencës së fundit të Këshillit të BE-së nga Sllovenia në gjysmën e dytë të vitit 2021.

Advertisement

Të pranishmit i përshëndeti edhe Ambasadori i Republikës së Sllovenisë në Shkup, Millan Predan, ndërsa në këtë manifestim performoi korri France Preshern.

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e këtij 30-të vjetori, në oborrin e Institutit të Bujqësisë do të mbillet hardhia më e vjetër në Evropë. Njëherazi, Ambasada e RMV-së në Lubjanë organizoi aktivitete për shënimin e kësaj date të rëndësishme në marrëdhëniet e Maqedonisë së Veriut me Slloveninë.

 

Maqedonia e Veriut shënon tridhjetë vjetorin e marrëdhënieve diplomatike me Slloveninë shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy