Maqedonia fillon me vaksinimin masiv, këtë javë pritet të vaksinohen 35.000 qytetarë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pas mbërritjes së 200 mijë vaksinave kineze, nga sot në Maqedoni fillon vaksinimi masiv.

Vaksinimi do të bëhet në disa pika vaksinale në disa qendra rajonale si Tetova, Manastiri, Ohri, Shtipi, Kavadari, Kumanova dhe Ohri.

Në Shkup tani vijon rivaksinimi në Qendrën Sportive “Boris Trajkovski” me vaksinat Sputnik, ndërsa në Shtëpinë e Shëndetit në Shkup përdoren edhe vaksina të Pfizer dhe të AstraZenecas, por qytetarët nuk kanë të drejtë për të zgjedhur.

Ndryshe, gjatë vizitës së sotme të eurokomesarit për Zgjerim, Oliver Varhelyi dhe ministrja austriake Karoline Edtstadler sot në Maqedoni do të ndajnë 119.123 vaksina të financuara nga Bashkimi Evropian.

Advertisement

Deri tani janë paraqitur 170.000 persona për vaksinim, ndërsa vaksinimi vazhdon të zbatohet sipas moshës dhe infrastrukturës kritike. Vaksinën kineze do ta pranojë edhe ministri Filipçe i cili javën e kaluar deklaroi se dëshiron të japë shembull se të gjitha vaksinat janë të sigurta./Telegrafi/

Maqedonia fillon me vaksinimin masiv, këtë javë pritet të vaksinohen 35.000 qytetarë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy