Maqedonia me 3.885 raste aktive me COVID-19

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjatë ditës së djeshme u regjistruan 241 raste të reja me coronavirus nga 1.700 testime, me çka numri i përgjithshëm i personave të infektuar arriti në 9.026. Gjatë 24 orëve të fundit humbën jetën edhe tetë persona. Me të dhënat e djeshme, deri kanë humbur jetën 414 pacientë. Dje poashtu u regjistruan edhe 51 të shëruar, që bëri që numri i të shëruarve të arrijë 4.727. Raste aktive momentalisht ka 3.885 ndërsa momentalisht në vend ka 419 pacientë të hospitalizuar.

Prej vdekjeve të djeshme, nga dy ishin nga Shkupi, Tetova dhe Struga dhe nga një në Gostivar dhe Strumicë. Në Klinikën për Sëmundje Njgitëse humbën jetë pacientë të moshës 59, 61 dhe 62 vjeçare. Në spitalin ‘8 shtatori’ humbën jetën katër pacientë, dy pacientë 67-vjeçar dhe dy pacientë 76-vjeçar. Në spitalin e Tetovës poashtu humbi jetën një pacient 66-vjeçar, njofton Telegrafi Maqedoni.

Prej rasteve të reja të djeshme më së shumti janë nga Shkupi me 73 raste, Shtipi me 60, Tetova me 32, Gostivari 14, Kumanova 10, Koçani tetë raste, Gjevgjelia me gjashtë raste, Prilepi dhe Sveti Nikole me pesë raste, Struga, Radovishi dhe Kriva Pallanka me nga tre raste, Ohri, Kërçova dhe Demir Hisari me nga dy raste si dhe me nga një rast në Dibër, Veles, Krushevë, Probishtip, Vinicë dhe Kratovë.

Momentalisht në Maqedoninë e Veriut ka 3.885 raste aktive. Më së shumti raste aktive ka Shkupi me 1.868, më pas vjen Tetova me 325, Shtipi 272, Kumanova 238, Gostivari 190, Struga 170, Sveti Nikole 169, Ohri 116, Dibra 111 dhe Kërçova.

Advertisement

Në Klinikën Infektive gjithsej janë 93 pacientë të hospitalizuar. Në spitalin në Kozle ka 15 pacientë të moshuar dhe shtatë fëmijë të infektuar me coronavirus.

Në spitalin ‘8 shtatori’ ka 87 pacientë të hospitalizuar. Në spitalin e Manastirit ka 35 pacientë të hospitalizuar, ndërsa në spitalin e Shtipit ka 51 pacientë. Në repartet infektive në Tetovë, Gostivar, Kumanovë, Veles, Prilep, Strumicë dhe Strugë gjithsej ka 131 pacientë me coronaviurs apo raste të dyshuar./Telegrafi/

Maqedonia me 3.885 raste aktive me COVID-19 shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy