Maqedonia në proces të zbatimit të projekteve të energjisë së rinovueshme

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Maqedonia e Veriut ka arritje të rëndësishme në aspektin e tranzicionit energjetik në periudhën e kaluar, duke zbatuar disa reforma dhe duke ndjekur vizionin e saj për ndërtimin e një sistemi energjetik të besueshëm, efikas, ekologjik dhe konkurrues që do të ndihmojë rritjen e qëndrueshme ekonomike” kështu u shpreh Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi.

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi, në konferencën “Forumi Energjetik Maqedonas 2022”, njoftoi se një nga prioritetet kryesore të qeverisë në periudhën e ardhshme do të jetë përfundimi i të gjitha proceseve të nisura që do të nënkuptojnë tranzicion të drejtë social të energjisë që sipas tij, do të sjellin siguri energjetike dhe diversifikim të sistemit energjetik.

“Legjislacioni ynë është në përputhje me paketën e tretë të direktivave të BE-së në lidhje me tregun e brendshëm, si dhe me direktivat e BE-së për efiçencën e energjisë, dhe bazohet në Strategjinë e Zhvillimit të Energjisë deri në vitin 2040, e cila tashmë është hartuar në pesë dimensionet e Unionit të Energjisë dhe është i pari i këtij lloji midis palëve kontraktuese të Komunitetit të Energjisë”, tha Bytyqi, transmeton Klan Macedonia.

Bytyqi theksoi se Maqedonia është në proces të zhvillimit dhe zbatimit të disa projekteve të mëdha dhe strategjikisht të rëndësishme të energjisë së rinovueshme që do të garantojnë sigurinë dhe diversifikimin energjetik, duke u larguar nga lëndët djegëse fosile.

Advertisement

Nga ana tjetër Ministri i Ekonomisë Kreshni Bekteshi njoftoi se Maqedonia e Veriut ka vetëm një gazsjellës me Bullgarinë, i cili është plotësisht i dhënë me qira nga Gazprom, nëse Gazprom vendos të ndërpresë furnizimin me Maqedoninë e Veriut, atëherë vendi nuk ka burime të tjera furnizimi.

“Për momentin, deri në fund të vitit presim të fillojë ndërtimi i interkonjektorit të gazit natyror me Greqinë, i cili do të zvogëlojë varësinë tonë nga gazi rus”, tha Bekteshi.

Këto komente u bënë në Forumin Energjetik Maqedonas FEM 2022 që mbahet sot dhe nesër në Ohër.

Maqedonia në proces të zbatimit të projekteve të energjisë së rinovueshme shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy