Maqedonia nga qershori me kod të ri: Me 112 do të merret ndihmë për zjarre, sulme fizike dhe aksidente

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov thotë se momentalisht punohet në vendosjen dhe zbatimin e një numri evropian për ndihmë 112. Angellov theksoi se qytetarët në këtë numër do të mund të marrin ndihmën e nevojshme në moment, përkatësisht denoncimin e sulmeve fizike, aksidente, zjarret dhe ndihmë mjekësore.

“Ndihmën që qytetarët e e kanë në numrat 192, 193 dhe 194 do të jetë e koncentruar në një numër, numri 112 siç është në gjithë Evropën. Nga BE janë dhuruar rreth 1 milion euro për furnizimin e mjeteve dhe pajisjeve për personat që do të punojnë në këtë numër”, tha Angellov.

Ai shtoi se shteti ka siguruar hapësira dhe kushte ku do të punojnë personat që do të paraqiten në thirrjet 112 dhe se kjo do të zbatohet nga qershori i këtij viti.

Angellov përmend se numrat e deritashëm nuk do të ndryshohen, por këto numra do të jenë aktive deri në dy vite./Telegrafi/

Advertisement

Maqedonia nga qershori me kod të ri: Me 112 do të merret ndihmë për zjarre, sulme fizike dhe aksidente shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy