Mariçiq: BE ka një plan për integrim të shpejtë evropian, një mundësi që nuk duhet ta humbasim

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, sot pas takimeve me eurodeputetët ka dërguar videomesazh se BE-ja ka plan për Maqedoninë e Veriut dhe rajonin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç thotë Mariçiq, deri në vitin 2030, me veprim të përbashkët të të gjitha subjekteve politike, duhet të valorizojmë shansin që na është dhënë.

“Ne kemi shumë mbështetës dhe miq të sinqertë në institucionet evropiane, përfshirë Parlamentin Evropian. Pas takimeve me eurodeputetët e grupeve të ndryshme parlamentare, po përcjell mesazhin se vizioni për zgjerimin e BE-së është i qartë dhe se eurodeputetët do të vazhdojnë të jenë të zëshëm për përshpejtimin e integrimit të Maqedonisë së Veriut dhe rajonit në BE.

Mbështetja dhe thirrja për evropianizimin e rajonit nga institucionet evropiane po bëhet më e fortë. Këtë e dëshmon plani i ri për afrimin e përshpejtuar të Ballkanit Perëndimor me partnerët tanë evropianë, i prezantuar sot nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen”, thotë Mariçiq.

Advertisement

Sipas tij, ne kemi një perspektivë të dukshme evropiane dhe neve na takon ta arrijmë atë me vendime të përgjegjshme.

BE-ja, shton ai, ka treguar se ka plan dhe përgjegjësi për ne.

“Ne kemi edhe një plan që duhet ta realizojmë me veprimin e përbashkët të të gjitha subjekteve politike dhe të valorizojmë shansin që na është dhënë deri në vitin 2030”, shtoi Mariçiq./Telegrafi/

Mariçiq: BE ka një plan për integrim të shpejtë evropian, një mundësi që nuk duhet ta humbasim shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy