Mariçiq: Ligji i ri mbi origjinën e pronës do të dërgohet për opinion në Komisionin e Venecias

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiqu në kuadër të vizitës së tij të punës në Strasburg, u takua me zyrtarët kryesorë të Komisionit të Venecias.

Në takimin me sekretaren e Komisionit, Simona Granata-Mengini, u përsërit se mendimet e dhëna nga Komisioni i Venecias janë jashtëzakonisht të rëndësishme për vendin në mënyrë që të përmirësohet teksti i ligjeve.

Pas takimit, në një deklaratë për AIM, Mariçiq tha se disa ligje të reja do t’i dërgohen për mendim komisionit.

“Patëm një takim shumë të rëndësishëm me përfaqësuesit e Komisionit të Venecias ku diskutuam për ligjet që tashmë u janë dërguar atyre për opinion, por edhe për ato që do t’i dërgojmë së shpejti, siç është Ligji për origjinën e pronës, por edhe Kodin penal dhe Ligjin për procedimin penal. Mendimi i tyre do të thotë shumë për ne në mënyrë që të bëjmë ligje më të mira dhe më cilësore”, tha Mariçiq për AIM

Advertisement

Mariçiq: Ligji i ri mbi origjinën e pronës do të dërgohet për opinion në Komisionin e Venecias shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy