Mariçiq: Maqedonia e Veriut punon për zbatimin e konceptit salla gjyqësore dixhitale

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Drejtësisë Bojan Mariqiç drejtoi sesionin e 30-të të Komisionit për Parandalimin e Krimit dhe Drejtësisë Penale të Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogat dhe Krimin përmes video lidhjes prezantoi reformat që Ministria e Drejtësisë po ndërmerr në terren të drejtësisë, informojnë nga Ministria e Drejtësisë.

“Maqedonia e Veriut po bën përpjekje për të rritur efikasitetin në luftën kundër flukseve të paligjshme financiare dhe për të forcuar mundësitë për konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme. Në periudhën e ardhshme, fokusi ynë është në përgatitjen e një Ligji të ri mbi Origjinën e Pronës, si dhe përgatitjen e një Kodi të ri Penal.

Më e rëndësishmja, Maqedonia e Veriut është duke punuar në prezantimin e konceptit të sallës gjyqësore dixhitale dhe në periudhën e ardhshme ne do të dixhitalizojmë rreth 200 salla gjyqësore në vend”, tha Mariçiq.

Ministri theksoi rëndësinë e fillimit të negociatave me BE, sepse ky proces mund të ketë vetëm një ndikim pozitiv dhe të përshpejtojë ndjeshëm reformat në Maqedoninë e Veriut./Telegrafi/

Advertisement

Mariçiq: Maqedonia e Veriut punon për zbatimin e konceptit salla gjyqësore dixhitale shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy