Mariçiq: Me presidencën spanjolle hap i ri para dhe dinamikë në bisedimet me BE-në

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Deri në fund të vitit hap i ri dhe dinamikë në bisedimet me BE-në, me mbajtjen e Konferencës së Dytë Ndërqeveritare dhe hapjen e Klasterit të parë, njoftoi në Fejsbuk zëvendëskryeministri përgjegjës për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq në porosinë me rastin e marrjes së kryesimit me BE-në nga ana e Spanjës.

“Sot fillon presidenca gjashtëmujore e Mbretërisë së Spanjës me Këshillin e BE-së, kohë në të cilën kemi ende shumë për të bërë për një Evropë më të suksesshme dhe më të bashkuar me vendet e Ballkanit Perëndimor. Porositë e kryeministrit spanjoll, Pedro Sanchez Perez, gjatë vizitës së tij në Shkup dhe motoja ‘Evropa, më afër’, nën të cilën Mbretëria e Spanjës do të kryesojë BE-në, janë konfirmim i përkushtimit të tyre ndaj politikës së zgjerimit dhe fokusi në integrimin e përshpejtuar të Ballkanit Perëndimor. Katër prioritetet, ndër të cilat është çështja e zgjerimit të BE-së me Ballkanin Perëndimor, i referohen ri-industrializimit të BE-së dhe sigurimit të autonomisë strategjike të saj, tranzicionit ekologjik dhe drejtësisë më të madhe sociale dhe ekonomike”, shkruan Mariçiq.

Ai i shpreh falënderim Spanjës, si mbështetëse e jona shumëvjeçare dhe partnere në rrugën drejtë BE-së, siç bën të ditur, me sukses që ta vazhdojmë depërtimin fillestar në bisedimet me BE-në dhe e kthyem entuziazmin në administratën e Maqedonisë së Veriut përmes procesit të skriningut.

“Tani presim mbajtjen e tempos dhe progres më të madh drejt BE-së, me mbajtjen e Konferencës së Dytë Ndërqeveritare dhe hapjen e Klasterit të parë, ‘Vlera fundamentale”. Zgjerimi është një prej politikave më të rëndësishme të BE-së dhe Spanja është mbështetëse e fuqishme e kësaj. Oferta për anëtarësim të Ballkanit Perëndimor në BE është në tavolinë, bashkë deri në fund të vitit do ta bëjmë bashkimin evropian më të sigurt”, thotë Mariçiqi në porosinë në FB.

Advertisement

 

Mariçiq: Me presidencën spanjolle hap i ri para dhe dinamikë në bisedimet me BE-në shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy