Mariçiq: Nëse do të mbahet referendumi, pyetja duhet të jetë nëse jeni pro anëtarësimit në BE

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, konsideron se çështja e referendumit është serioze dhe i vjen keq që OBRM-PDUKM e hapi atë në një mënyrë të tillë.

“Nuk është një përballje pushteti me opozitën, por përse do të viheshin qytetarët në një situatë të tillë? Partia më e madhe opozitare nuk pati guximin dhe pati mundësinë të votonte kundër Marrëveshjes me Bullgarinë, si me propozimin francez, por u larguan nga salla e Kuvendit.

Argument shtesë pse kjo është lojë politike është fakti se me vite në programin e OBRM-PDUKM-së thuhej me vite se çdo zgjidhje me Greqinë duhet të gjendet në referendum. Dhe kur erdhi momenti, partia e bojkotoi atë”, tha Mariçiq në emisionin “Top Tema”.

Sipas tij, nëse OBRM-PDUKM do të ishte kundër Marrëveshjes me Bullgarinë dhe propozimit francez, do të kishin votuar kundër.

Advertisement

“Pse u prit 5 vjet? Pse bëhet referendum atëherë, për çfarë qëllimi? Nëse janë kundër, atëherë pse po mbahet referendumi? Sipas meje, nëse mbahet referendum, atëherë duhet të jetë me një pyetje tjetër – jo nëse jeni për anulimin e Marrëveshjes me Bullgarinë, por nëse jeni për anëtarësim në BE? Janë vendosur kushtet, miratohet korniza e negociatave. Askush nuk mund ta sfidojë identitetin tonë pa vullnetin dhe dëshirën tonë dhe nuk kemi vullnet për ta fshirë një gjë të tillë”, tha Mariçiq./Telegrafi/

Mariçiq: Nëse do të mbahet referendumi, pyetja duhet të jetë nëse jeni pro anëtarësimit në BE shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy