Mariçiq: Pres që tensionet me Bullgarinë të ulen pas zgjedhjeve të 4 prillit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Tensionet në mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, që i bllokoi negociatat për anëtarësim në BE, do të duhet të ulen pas zgjedhjeve në Sofje më 4 prill”.

Kështu mendon ministri i Drejtësisë në Maqedoni, Bojan Mariçiq. Ai tha se RMV do të presë për të parë kush do të jetë partneri i tyre në Bullgari, për negociatat me BE-në, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në një intervistë për portalin “Euractive”, Mariciq tha se me dialog intensiv pas zgjedhjeve në Bullgari mund të arrihet marrëveshje, nëse ka gatishmëri dhe vullnet real për të.

Në lidhje me qytetarët maqedonas të cilët kanë marrë pasaportë bullgare, ai tha se këtë e kanë bërë për shkak të kushteve ekonomike, pasi pasaporta bullgare u mundëson të punojnë jashtë vendit, pa asnjë leje të veçantë./Telegrafi/

Advertisement

 

Mariçiq: Pres që tensionet me Bullgarinë të ulen pas zgjedhjeve të 4 prillit shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy