Markovski: Falë përmbaruesve, disiplina financiare e qytetarëve është në nivel shumë më të lartë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Oda e Përmbaruesve të RMV-së sot shënoi 15 vjetorin jubilar. Në shënimin përvjetorit, u theksuan rezultatet e përmbaruesve, por u potencua se nuk paguhen sa duhet për punën e tyre, ndërsa siç u theksua, kjo çon gjithnjë e më pak interes për kryerjen e këtij profesioni.

“Rezultati nga lëndët e realizuara në zyrat tona dëshmon sa në këto 15 vitet e kaluara arritëm t’i kapërcejmë pengesat me të cilat po përballemi. Efikasiteti i cili u arrit me vendosjen e përmbarimit privat është vërejtur dhe nga ana e Bashkimit Evropian. Do të jem modest kur do të them se kemi shumë për çfarë të krenohemi për këto 15 vjet”, theksoi kryetari i OPRM-së, Vanço Markovski.

Ai theksoi se RMV-ja shënon vlerësime pozitive në pjesën e tërheqjes së investuesve të huaj për shkak të indeksit të sigurisë gjatë lidhjes së marrëveshjeve për investim në shtetin tonë.

Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiqi në shënimin e jubileut theksoi se Ministria e Drejtësisë nga afër e ndjek funksionim e sistemit për përmbarim, edhe atë si nga aspekti i efekteve nga përmbarimi, ashtu edhe nga aspekti i suksesit të punës të detyrës së përmbarimit.

Advertisement

“Duke u nisur nga përcaktimi i fuqishëm i Qeverisë për integrim të plotë të vendit në BE, roli i përmbaruesve ka rol të rëndësishëm lidhur me zbatimin e rregullativës ligjore, por gjithashtu edhe në ekzekutimin e drejtë dhe në kohë të vendimeve gjyqësore, që lidhet edhe me stabilitetin e tregut tonë, në sistemin ekonomik edhe të shtetit në tërësi”, tha Mariçiqi.

Ministri i Drejtësisë theksoi se duke i grumbulluar rezultatet e veprimit 15 vjeçar të Odës, mund të thuhet se është arritur në të vërtetë përparim i madh.

Markovski: Falë përmbaruesve, disiplina financiare e qytetarëve është në nivel shumë më të lartë shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy