MASH Maqedoni: Me ndryshimet ligjore mundësohet zhvillimi i mësimit pa pengesa edhe në kushte të jashtëzakonshme

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Arsimit dhe Shkencës e përshëndeti miratimin e ndryshimeve ligjore në Ligjin për arsim fillor dhe të mesëm ku mundësohet organizimi i mësimit pa pengesa edhe në kushte të jashtëzakonshme.

Me ndryshimet ligjore, që dje i miratoi Kuvendit, thonë nga MASH, për herë të parë në shtet mundësohet përjashtime nga procesi edukues-arsimor në raste kur ka krizë, epidemi, zjarre dhe fatkeqësi tjera natyrore.

“Në kushte të jashtëzakonshme, me këto ndryshime ligjore, mësimi në shkollë fillore dhe të mesme do të mund të organizohet me prani fizike, apo nga largësia me komunikim elektronik. Sipas ndryshimeve ligjore, organizimi i mësimit me prani fizike mund të ketë, por vetëm nëse përmbushen kushtet sipas protokolleve dhe planit për mësim në shkolla fillore dhe të mesme”, sqarojnë nga MASH.

Nga MASH thonë se ndryshimet janë përgatitur në bazë të studimeve nga organizatat ndërkombëtare si OBSH, Fondi për fëmijë pranë Kombeve të Bashkuara, UNICEF etj./Telegrafi/

Advertisement

MASH Maqedoni: Me ndryshimet ligjore mundësohet zhvillimi i mësimit pa pengesa edhe në kushte të jashtëzakonshme shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy