MASH-Maqedoni: Me paketën e re të masave kundër krizës, ndahen 16.3 milionë euro për nxënësit dhe studentët

Pinterest LinkedIn Tumblr +
MASH-Maqedoni: Me paketën e re të masave kundër krizës, ndahen 16.3 milionë euro për nxënësit dhe studentët

Mbi 120 mijë nxënës dhe studentë do të përfitojnë kompensim monetar mujor deri në fund të vitit aktual shkollor, pra të vitit akademik, si mbështetje për ta dhe familjet e tyre, në kushtet e rritjes së kostove të jetesës dhe efekteve të zgjatura të krizës energjetike. Kjo parashikohet në paketën e re të nëntë radhazi të masave antikrizë të Qeverisë, që synojnë të rinjtë, kategoritë e cenuara të qytetarëve dhe sektorin privat, njoftojnë nga Ministria e Arsimit dhe Kulturës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu
Kovaçevski: Rreth 105.000 nxënës dhe 15.000 studentë do të marrin ndihmë shtetërore

Advertisement

Rreth 105.000 nxënës nga shkollat ​​fillore dhe të mesme të cilët vijnë nga familje me të ardhura të ulëta mujore deri në 50.000 denarë do të marrin kompensim financiar në shumë prej 1.200 dhe 1.800 denarë çdo muaj për gjashtë muajt e ardhshëm.

Ndërkaq, mbi 15 mijë studentë që studiojnë jashtë vendbanimit të tyre, në 7 muajt e ardhshëm, derisa zgjat viti akademik, do të marrin vauçer për transport, përkatësisht kompensim në shumë prej 600 deri në 1.200 denarë, varësisht nga shpenzimet e llogaritura të transportit.

Qeveria dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës në ditët në vijim do të publikojnë informacion më të detajuar për mënyrën se si do të mund të aplikojnë nxënësit dhe studentët, për kriteret, kushtet dhe afatet e përdorimit të këtyre masave./Telegrafi/

Advertisement

MASH-Maqedoni: Me paketën e re të masave kundër krizës, ndahen 16.3 milionë euro për nxënësit dhe studentët shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy