MASH Maqedoni: Shpallet thirrja për financimin e projekteve hulumtuese të institucioneve shkencore, me interes të lartë strategjik dhe kombëtar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në kuadër të buxhetiti për vitin 2021, Ministria e Arsimit dhe e Shkencës (MASH) në bazë të pëlqimit paraprak të Qeverisë, janë siguruar mjete shtesë për të mbështetur punën hulumtuese – shkencore të institucioneve shkencore publike.

Me mjetet është paraparë të financohet realizimi i projekteve shkencore-hulumtuese të këtyre institucioneve të pavarura shkencore të cilët realizojnë veprimtari me interest ë lartë strategjik dhe kombëtar për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe për këtë qëllim është shpallur thirrje e cila gjendet në linkun në vazhdim.

Çdo Institucion shkencor publik mund të parashtrojë fletëparaqitje për financimin e maksimum tre projekteve hulumtuese shkencore, ndërsa shuma e përgjithshme që do të ndahet për financimin e projekteve është maksimum 3 milion denarë.

Afati i fundit për parashtrimin e fletëparaqitjeve është 20 .9.2021. Shqyrtimi dhe rangimi i fletëparaqitjeve do të kryhet nga komisione të veçanta të formuara për këtë qëllim.
Duke e pasur parasysh se shkenca, hulumtimi dhe inovacionet janë bartësit kryesorë të përparimit të përgjithshëm socio-ekonomik të vendit dhe një nga kushtet themelore për integrim në Bashkimin Evropian, Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të vazhdojnë t’i kushtojnë vëmendje të veçantë zhvillimit të tyre.

Advertisement

Në këtë drejtim, buxheti për shkencën në tre vitet e fundit pothuajse është dyfishuar
Për më tepër, Ministria e Arsimit dhe Shkencës është duke punuar në një ndryshim të plotë për mënyrën e financimit të veprimtarisë hulumtuese -shkencore duke futur programin dhe financimin e planifikuar dhe vazhdimin e financimit të grantit.

Gjithashtu, po përgatitet një Ligj i ri për veprimtarinë shkencore -hulumtuese nga ana e grupit punues i përbërë nga përfaqësues të të gjitha universiteteve dhe përfaqësuesve të institucioneve shkencore.

Qëllimi i përpjekjeve dhe ndryshimeve të mëdha që do të pasojnë, si në aspektin e ndryshimeve në legjislacion ashtu edhe në aspektin e sigurimit të më shumë mjeteve buxhetore për shkencën është të rrisë pjesën e PPV -së në shkencë dhe t’i afrohet nivelit që është në vendet e BE -së.

Ju rikujtojmë se, të premten MASH shpalli edhe thirrjen për shpërndarjen e 17,3 milion denarëve të destinuara për zhvillimin e infrastrukturës laboratorike në kuadër të fakulteteve dhe institucioneve shkencore, ndërsa me qëllim të rritjes së vëllimit të veprimtarisë shkencore hulumtuese.

Advertisement

 

MASH Maqedoni: Shpallet thirrja për financimin e projekteve hulumtuese të institucioneve shkencore, me interes të lartë strategjik dhe kombëtar shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy