Reagon UT: Veprimtaria hulumtuese realizohet në përputhje me kriteret shkencore

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Reagon UT: Veprimtaria hulumtuese realizohet në përputhje me kriteret shkencore

Universiteti i Tetovës ka reaguar në lidhje me njoftimet e fundit për plagjiaturë të punimeve shkencore të shtatë profesorëve në Fakultetin e Mjekësisë, ku thonë se hulumtimet shkencore në këtë universitet zhvillohet në përputhje dhe respekt të plotë të kritereve shkencore.

“Universiteti i Tetovës e ndjek me vëmendje publikimin e “informacioneve”, që hedhin dyshime për hulumtimet shkencore të disa profesorëve në Fakultetin e Shkencave të Mjekësisë. Edhe pse nuk është në detyrën e institucionit tonë që t’i komentojmë “zbulimet” e “revistave” me autorë anonim, e njoftojmë opinionin publik se veprimtaria arsimore, hulumtuese shkencore e njësive akademike në Universitetin e Tetovës, zhvillohet në përputhje dhe respekt të plotë të kritereve shkencore.

Avancimet akademike, mbrojtja dhe publikimi i punimeve shkencore u nënshtrohen mekanizmave filtrues, që e verifikojnë apo e skualifikojnë një kontribut të caktuar hulumtues”, thuhet në reagimin e UT-së.


Ish-dekani i Mjekësisë në UT, Haxhirexha: Pretendimet e “Veritas” për plagjiaturë janë të vërteta

Advertisement

Sa i takon lirimit nga detyra të ish-dekanit të Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë, profesorit Kastriot Haxhirexhës, shtojnë nga atje, e njoftojmë opinionin publik se, rektori i Universitetit këtë vendim e ka sjellë si pasojë e keqmenaxhimit, joefikasitetit në punë, mosreagimin në kohë ndaj parregullsive dhe shkeljes së etikës së punës, mosmarrjen e përgjegjësive ligjore-statutore dhe moskoordinimin me Këshillin Mësimor –Shkencor të kësaj njësie akademike./Telegrafi/


Ish-dekani i Mjekësisë në UT, Haxhirexha: Pretendimet e “Veritas” për plagjiaturë janë të vërteta“Veritas” akuzon për plagjiaturë 7 profesorë të Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Tetovës

Advertisement

Reagon UT: Veprimtaria hulumtuese realizohet në përputhje me kriteret shkencore shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy