Mbeten në fuqi masat aktuale kundër coronavirusit në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Masat aktuale kundër coronavirusit të miratuara javën e kaluar mbeten në fuqi, vendosi sot Komisioni për Sëmundjet Infektive.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe dje theksoi se masat aktuale në fuqi duhet të vazhdojnë derisa të rritet imuniteti kolektiv.

“Nëse vazhdojmë këtë ritëm të vaksinimit, besoj se deri në mes të tetorit, 15 tetor, imuniteti kolektiv do të rritet edhe më shumë dhe ne do të arrijmë një milion qytetarë, që është një përqindje e madhe. Kjo është shumë e rëndësishme sepse viti shkollor po fillon. Ne dëshirojmë që periudha e vjeshtës, kur njerëzit do të jenë në hapësira të brendshme, të jenë më e sigurt. Kjo është arsyeja pse ne i vëmë theksin vaksinimit, nuk është për të hyrë në zona të brendshme”, tha Filipçe.

Sipas vendimit të Qeverisë, hyrja në objektet e hotelierisë dhe qendrat tregtare është e ndaluar për ata që nuk kanë marrë të paktën një dozë vaksine, si dhe për të gjithë ata që kanë tejkaluar virusin në më shumë se 45 ditë.

Advertisement

Nga 1 shtatori, ndalimi i hyrjes në Maqedoni për udhëtarët e pavaksinuar, pavarësisht se nga vijnë, do të hyjë në fuqi. Qytetarët e Maqedonisë që duan të hyjnë në Maqedoni pas 1 shtatorit dhe nuk janë të vaksinuar do të duhet të bëjnë një test PCR ose do të dërgohen në izolim të detyrueshëm./Telegrafi/

Mbeten në fuqi masat aktuale kundër coronavirusit në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy