Mbi 140 masa për kundërvajtje në komunikacion në Shkup

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme vazhdoi me aksionet e përforcuara në komunikacion.

“Në territorin e Shkupit janë shqiptuar gjithsej 143 masa, prej te cilkave 24 janë për tejkalim shpejtësie, 4 për vozitje pa leje dhe 50 për këmbësorët”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ata shtojnë se gjashtë dënime janë shqiptuar për përdorim të telefonit, katër për motoçiklistët dhe 36 dënime për parkim jo të rregullt.

Aksionet të këtilla do të ketë edhe gjatë ditëve të ardhshme.

Advertisement

“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë./Telegrafi/

Mbi 140 masa për kundërvajtje në komunikacion në Shkup shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy