Mbi 15 mijë persona kërkojnë punë në Tetovë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në Tetovë gjithsej punë kërkojmë 15820 persona. Mbi 14 mijë janë që kërkojnë punë në mënyrë aktive kurse një pjesë e vogël janë që paraqiten njëherë në gjashtë muaj. Në Qendrën për Punësime në Tetovë thonë se janë bërë përpjekje që të bëhet një koordinim më i mirë i më shumë institucioneve që të përafrohen kërkesat e tregut të punës me kuadrin profesional. Në këtë drejtim situata shkon drejt përmirësimit ngase tashmë shumë nxënës drejtohen në shkollat profesionale dhe e kanë më lehtë të gjejnë punë, por edhe kualifikohen që punëdhënësit të mos kenë problem të gjejnë fuqi punëtore.

“Ne si agjenci dy herë brenda vitit bëjmë anketim me punëdhënësit, të cilët plotësojnë një pyetësor për nevojat e tyre respektivisht çfarë kuadri ju nevojitet nëse kanë mungesë. Në atë drejtim ka funksionuar edhe këshilli socio-ekonomik në nivel të komunës ë Tetovës, ku kemi patur përfaqësues nga qendra për punësim, ku ka filluar të ketë lëvizje në këtë drejtim sepse nxënësit orientohen edhe në drejtime profesionale nëpër shkollat e mesme të Tetovës. Disbalansi që ka qenë në të kaluarën tashmë ka filluar të ketë rënie”, thotë drejtori i Agjencisë për Punësim në Tetovë Abdyxhelal Jonuzi. Krahas kësaj, kjo agjenci luan edhe rolin e ndërmjetësuesit për gjetjen e punëtorëve.

“Poashtu ne si agjenci kemi edhe rol ndërmjetësues, pasi që punëdhënësit bëjnë kërkesa se çfarë kuadri ju duhet dhe në këtë drejtim është evidente se ka mungesë të kuadrit si saldues, zdrukthëtarë por edhe të disa drejtimeve tjera teknike, dhe neve si qendër për punësime nëse ka mungesë të kuadrit jo adekuat u ofrojmë kuadër të jokualifikuar, i cili edhe trajnohet në vendin e punës dhe merr kualifikimin e nevojshëm. Në këtë drejtim kemi patur sukses edhe pse nuk është numër i madh”, thotë drejtori Jonuzi. Në ndërkohë, shpesh herë ankesat e qytetarëve janë se nuk mund të marrin në kohë shërbime për shkak të rënies së sistemit. Drejtori Jonuzi thotë se edhe përskaj vështirësive qytetarët shërbehen në kohë. Ndërkohë, pritet që të ketë edhe punësime tjera në sportele me qëllim që qytetarët të marrin shërbime sa më cilësore.

“Pasi që kemi patur katër persona të punësuar me kontratë në vepër dhe sërish do të ketë shpallje sepse kemi nevojë për atë kuadër, sidomos tek sportelet. Tek masat që janë aktive atje kemi njerëz adekuat që merren me palët, dhe në kohën kur nuk ka masa aktive ky kuadër ndihmon në pjesën tjetër tek sportelet. Atje kemi pasur ndonjëherë pengesë por jemi angazhuar që qytetarët të mos mbeten pa shërbime”, pohon drejtori i Agjencisë për Punësim në Tetovë Abdyxhelal Jonuzi. Nga Qendra e Punësimit në Tetovë thonë se shumë institucione janë kyçur dhe punojmë në atë drejtim që kërkesa e tregut të punës të jetë kompaktibile me fuqinë e punës respektivisht me kuadrot profesional. Poashtu punohet në atë drejtim që të bëhet edhe rikualifikimi i fuqisë punëtore. Ende është evidente se mungojnë kuadro si saldues, zdrukthëtarë të cilët kërkohen në tregun e punës në Tetovë. (koha.mk)

Advertisement

Mbi 15 mijë persona kërkojnë punë në Tetovë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy