Tetovë, Gostivar, Kërçovë – shumë të infektuar me koronavirus kërkojnë ndihmë spitalore

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një person i moshës 31 vjeç ka nderuar jetë ndërsa 47 të infektuar janë shtruar në spitalin e Tetovës, si pasojë e virusit Korona. Numri pritet të rritet edhe më shumë ditëve në vijim, thotë Gëzim Nuredini, nga Covid Qendra e Tetovës, duke u bazuar në rritjen e numrit të kontrolleve ambulatore, që ka arritur në rreth 70 për vetëm 24 orë.

“Për fat të keq kemi situatë të rritjes graduale të numrit të pacientëve. Për momentin kemi 47 pacientë të pranuar, ndërsa një pacient ka ndërruar jetë, një e re, 31 vjeçare që kishte edhe anemi të gjakut dhe për fat të keq ndërroi jetë. Prej këtyre 47, 40 janë në terapi oksigjeni pra raste të rënda, dhe që kanë edhe sëmundje të tjera kronike të cilat e rëndojnë edhe më shumë primaren. Ndërsa sa i përket numrit të ambulantave, kemi pasur 67 pacientë për 24 orët e shkuara, që tregon se ditëve në vijim do kemi edhe më tepër pacientë të hospitalizuar por edhe në ambulantë”, tha Gëzim Nuredini, përgjegjës i qendrës për kovid në Tetovë.

Sipas Nuredinit, kjo rritje ka të bëj kryesisht me numrin e vogël të të vaksinuarve në Tetovë.

“Sigurisht. Vaksinimi është i patjetërsueshëm sepse është e vetmja metodë për t’u mbrojtur, të vaksinohemi. Por qytetarët duhet edhe të kujdesen t’u kthehen rregullave të distancës, mbajtjes së maskave dhe t’i vaksinojnë ato familjarë që nuk janë vaksinuar”, theksoi Gëzim Nuredini, përgjegjës i qendrës për kovid në Tetovë.

Advertisement

Numrat vazhdojnë të rriten edhe në Gostivar. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, numri i të shtruarve në spitalin e Gostivarit ka arritur në 46. Është hapur edhe spitali modular për korona, ku, në rast të shtimit të numrit, pacientët pritet të vendosen edhe në shtretërit e lirë të këtij spitali, thonë nga reparti infektiv i Gostivarit.

Numri i të prekurve rriten në bazë ditore edhe në Kërçovë. Ditë më parë, në Kërçovë, nga gjithsej 21 persona të testuar, 12 kanë rezultuar pozitiv, ndërsa vetëm deri në mesditën e sotme, nga 12 të testuar, katër persona kanë rezultuar me virus korona. Të gjithë të shtruarit në spitalin modular në këtë qytet, janë në terapi oksigjeni, thonë nga Spitali i Kërçovës./Alsat/

Tetovë, Gostivar, Kërçovë – shumë të infektuar me koronavirus kërkojnë ndihmë spitalore shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy