Mbi 270 mijë persona janë rivaksinuar, nesër nesër fillon imunizimi i fëmijëve të paraqitur në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nga dita e nesërme do të fillojë vaksinimi me “Pfzier” i fëmijëve nga 12 deri 17 vjet që prindërit i kanë paraqitur në ueb-faqen vakcinacija.mk.

Sipas MSH-së, rreth 1.800 fëmijë janë paraqitur dhe vetëm ato vaksinohen me termin, kurse të tjerë tani nuk duhet për shkak se po vijon vaksinimi në terren.

Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, deri tani janë vaksinuar 453.773 qytetarë, ndërsa prej tyre 272.129 janë rivaksinuar.

“Dje janë vaksinuar gjithsej 10.817 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës dje e kanë marrë 6.076 qytetarë. 58% e popullsisë mbi moshën 70 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine. 55% e popullsisë mbi moshën 65 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine. 51% e popullsisë mbi moshën 60 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine. 41% e popullsisë mbi moshën 50 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine”, thonë nga MSH./Telegrafi/

Advertisement

 

Mbi 270 mijë persona janë rivaksinuar, nesër nesër fillon imunizimi i fëmijëve të paraqitur në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy